Connect with us

Shqipëri

Korçë/ I mituri me fraktura të rënda në kafkë, dërgohet në spital pas një konflikti

Publikuar

Një 14-vjeçar nga Korça ka mbërritur në spitalin rajonal të Korçës me fraktura të rënda në kafkë.

Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj raporton se i mituri është konfliktuar me persona të tjerë, të cilët e kanë goditur me sende të forta në kokë duke e dëmtuar rëndë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se 14-vjecari ndodhet në reaminacion dhe pritet të dërgohet drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar.

Ndërkaq, Policia e ka konfirmuar rastin./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK