Connect with us

Lajme

Konflikti në Tiranë, efektivi i Shqiponjës qëllon me armë

Publikuar

Një efektiv policie pas një sherri me një tjetër person ka qëlluar me armën e shërbimit. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën Siri Kodra në Tiranë, ndërsa efektivi i përfshirë në konflikt është pjesë e forcave “Shqiponja”.

Sipas CNA, konflikti mes punonjësit të policisë A.M dhe qytetarit ka ndodhur për motive të dobëta, por sherri është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Policia nuk ka ende një reagim mbi ngjarjen, ndërsa raportohet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin.

NA NDIQ NË FACEBOOK