Connect with us

Lajme

Komuna e Prishtinës publikon pamje të qytetarëve që gjuajtën mbeturina në trotuar, paralajmëron gjoba

Publikuar

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar gjoba për të gjithë qytetarët që gjuajnë mbeturinat jashtë kontejnerëve.Në faqen zyrtare të komunës janë publikuar fotografi se si qytetarë të papërgjegjshëm gjuajnë mbeturinat në…

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar gjoba për të gjithë qytetarët që gjuajnë mbeturinat jashtë kontejnerëve.
Në faqen zyrtare të komunës janë publikuar fotografi se si qytetarë të papërgjegjshëm gjuajnë mbeturinat në trotuare.

Hudhja e mbeturinave jashtë kontejnerëve, në trotuar a rrugë është e ndaluar me rregullore dhe ligj. Hudhja e mbeturinave në këtë mënyrë gjobitet, dhe Kryeqyteti si institucion, duke u bazuar në rregullore e ligje do të përdorë mundësinë e shqiptimit të gjobës sepse një veprim i tillë është i patolerueshëm. Ju lutemi shumë, të keni kujdes, mos hudhni mbeturina jashtë shportave e kontejnerëve!”.

Tutje, komuna ka premtuar vendosjen e më shumë kontejnerëve nëpër lagjet e Kryeqytetit.

Shumë shpejt do të vendosen kontejnerët e rinj nëpër lagjet e Kryeqytetit. Po punojmë vazhdimisht që të kemi sa më shumë shporta e kontejnerë për mbeturina, por na duhet patjetër edhe kujdesi juaj që të mos hedhni mbeturina aty ku nuk lejohet”.

Poashtu janë paralajmëruar edhe gjoba për të gjithë ata që parkojnë veturat në trotuare.

Nuk do të tolerohen as makinat e parkuara në trotuare. Inspektorët tanë të palodhshëm bashkë me policinë vazhdimisht po punojnë që trotuaret të lirohen nga makinat, ndërsa punëtorët e Drejtorisë së shërbimeve publike do të vendosin pengesa për të mos lejuar parkimin e veturave në trotuare, sepse trotuaret janë për këmbësorë, jo për makina”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës.

NA NDIQ NË FACEBOOK