Connect with us

Shqipëri

Kishte përshtatur ambientin në afërsi të banesës për tharjen bimëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim

Publikuar

Policia në Malësinë e Madhe ka vënë pranga 29-vjeçarin i cili u shpall në kërkim ditën e djeshme pasi kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike.

Kujtojmë që ditën e djeshme në lidhje me këtë rast u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe një 27 -vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe/Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Bratosh”.

Kishte përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tij, për tharjen e bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim ditën e djeshme.

✅Dje, gjatë operacionit, u arrestua bashkëshortja e 29-vjeçarit dhe u sekuestruan 13 kg cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, me qëllim ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim më datë 20.10.2023, në kuadër të operacionit policor anticannabis, të koduar “Bratosh”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin, 27 vjeç.

27-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, e arrestuar ditën e djeshme, gjatë operacionit “Bratosh”, kishin përshtatur një ambient, në afërsi të banesës së tyre, për tharjen e bimëve narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Policisë sekuestruan nga ky ambient, 13 kg bimë/lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në trajta të ndryshme, në proces tharjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK