Lajme
Keqtrajtim dhe abuzim me nxënësit në Dragash, mësuesi Dalip Meleqi përfundon në Polici

Mësëmëdhënësi nga Dragashi, Dalip Meleqi sot është ndaluar nga Policia e Kosovës. Aktualisht ai është shoqëruar në polici ku po intervistohet lidhur me dyshimet për keqatrajtim të nxënësve. “Është duke…
Mësëmëdhënësi nga Dragashi, Dalip Meleqi sot është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Aktualisht ai është shoqëruar në polici ku po intervistohet lidhur me dyshimet për keqatrajtim të nxënësve.
“Është duke u intervistuar në polici në prezencë të avokatit”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i PK-së në Prizren, Vesel Gashi.
Të enjten Gazeta Insajderi raportoi ekskluzivisht për sjelljen abuzuese të mësuesit Dalip Meliqi.
Në videon e siguruar nga gazeta, shihet teksa Meleqi e sulmon fizikisht një nxënëse të shkollës “Ilmi Bahtijari” në fshatin Ballç të Dragashit.
Meleqi ishte akuzuar edhe vitin e kaluar për dhunë e abuzim ndaj nxënësve, por i njëjti pas tre muajsh suspendim ishte kthyer përsëri në punë.



















