Bota
Katër të vdekur nga incidenti tragjik në Gjermani, Bild: Njëri prej tyre nuk është nxjerrë ende nga rrënojat

Një ditë pas incidentit të tmerrshëm në HafenCity të Hamburgut, një nga punëtorët e ndërtimit ende nuk është shpëtuar nga rrënojat raporton e përditshmja gjermane.
Të martën në orën 7:30 të mëngjesit, shpëtimtarë të panumërt mbërritën në kantierin e ndërtimit për të vazhduar operacionin sfidues të shpëtimit teknik.
Forcat e zjarrfikësve në lartësi të mëdha dhe alpinistë profesionistë nga një kompani e specializuar siguruan vendin e aksidentit për të vazhduar operacionin e shpëtimit, në atë që mediat gjermane e cilësojnë si një përpjekje vigane.
Të hënën, skela u shemb nga kati i 8-të në një bosht ashensori. Të paktën tre punëtorë vdiqën. Për shkak se personi i katërt është ende i “varrosur” në fund të boshtit, kjo e bën shpëtimin më të vështirë. Sipas policisë, të gjithë të vdekurit dhe një punëtor ndërtimi i plagosur rëndë janë shtetas shqiptarë.
Hetuesit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Hamburgut vazhduan punën e tyre në vendin e krimit në Chicagostrasse të martën, por nuk ishin ende në gjendje të depërtonin në të gjitha zonat e prekura. Policia, megjithatë, tha se të gjithë viktimat ishin shqiptarë.





















