Connect with us

Shëndetësi

Katër produktet që rrezikojnë shëndetin e eshtrave

Publikuar

më

Një mënyrë jetese me qëndrim ulur është një nga shprehitë më të këqija që mund ta dëmtojë shëndetin e kockave tuaja, por gjithashtu mund ta dëmtojnë disa nga ushqimet që i konsumoni çdo ditë.

Nëse konsumoni ushqime të pasura me kalcium, si produktet e qumështit, peshkun, frutat, perimet dhe ushtroni rregullisht, shëndeti i eshtrave nuk do të rrezikohet.

Por, mund të habiteni kur të mësoni se disa ushqime, medikamente dhe shprehi, mund t’i dobësojnë kockat tuaja – shkruan Share Care.


Probleme me humbjen e masës së kockave? Rritni tri herë marrjen e këtyre ushqimeve që i përdorni çdo ditë

Lexo po ashtu
Probleme me humbjen e masës së kockave? Rritni tri herë marrjen e këtyre ushqimeve që i përdorni çdo ditë

Mësoni se çfarë duhet të shmangni me çdo kusht:

Marrja e tepërt e kripës

Ushqimet me përmbajtje të lartë natriumi mund të kontribuojnë në osteoporozë. Edhe pse studiuesit nuk e dinë saktësisht pse, ekspertët thonë se derisa organizmi punon për ta hequr qafe kripën e tepërt, në këtë proces e largon edhe kalciumin. Ky është një lajm i keq për kockat tuaja, sepse ato kanë nevojë për kalcium për të qëndruar të fortë dhe të dendur.

Është më mirë të qëndroni larg ushqimeve të kripura, si p.sh. produktet e përpunuara të mishit, ushqimet e përpunuara ose të ngrira me natrium të shtuar. Madje edhe gjiza dhe disa drithëra mëngjesi kanë natrium të shtuar, kështu që lexoni etiketat e produkteve dhe përpiquni ta mbani marrjen totale të natriumit në jo më shumë se 2.300 miligramë në ditë, mesatarisht 1.500 nëse mundeni.

Pijet e gazuara

Pijet e gazuara kanë një efekt të dëmshëm në eshtra për shkak të acidit fosforik dhe kafeinës që përmbajnë. Hulumtimet kanë treguar se acidi fosforik në disa pije freskuese mund ta largojë kalciumin nga kockat, veçanërisht te femrat.

Kafeina në kokakola është treguar gjithashtu se kontribuon në humbjen e kalciumit. Disa ekspertë thonë se njerëzit që konsumojnë lëngje të gazuara kanë më shumë gjasa të pësojnë lëndime të kockave thjesht sepse pijet e gazuara zënë vendin e pijeve më ushqyese, siç është qumështi.


Forconi eshtrat në mënyrë natyrale

Lexo po ashtu
Forconi eshtrat në mënyrë natyrale

Barnat

Disa medikamente të zakonshme pa recetë për urthin dhe refluksin e acidit shoqërohen me një rrezik më të lartë të frakturave të kockave nëse merren për më shumë se një vit ose në doza të larta.

Kirurgu ortopedik Ian Dickey nga St. Luke’s Medical Center thekson se njerëzit që marrin sasi të konsiderueshme të këtyre barnave duhet të jenë të kujdesshëm, sepse ndryshojnë vlerën e pH-së dhe aftësinë përthithëse jo vetëm në lukth, por edhe në zorrët ku absorbohen shumica e gjërave.

Pirja e duhanit

Pirja e duhanit gjithashtu rrit rrezikun për fraktura. Meshkujt dhe femrat e moshuara që pinë duhan janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj humbjes së kockave. Ndërsa plakeni, trupi juaj merr kalcium dhe fosfat minerale nga kockat tuaja në vend që t’i mbajë ato.

Megjithëse nevojiten më shumë kërkime për të përcaktuar plotësisht lidhjen midis pirjes së duhanit dhe osteoporozës, ekspertët besojnë se përdorimi i duhanit lidhet me reduktimin e densitetit të kockave. Pirja e duhanit gjithashtu mund ta bëjë më të vështirë shërimin e kockave pas një frakture. /Telegrafi/

The post Katër produktet që rrezikojnë shëndetin e eshtrave appeared first on Telegrafi.

Lajme31 minutes ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Maqedoni2 hours ago

Pas 35 vitesh pritjeje, Azizi paralajmëron: Jo vetëm jurisprudenca, të gjitha provimet profesionale edhe në shqip!

Shqipëri2 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Lajme3 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni4 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri5 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme6 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni7 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri8 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme9 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme9 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme9 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

NA NDIQ NË FACEBOOK