Connect with us

Lajme

Kasami prezanton Milaim Aliun, juristin nga Shkupi që i bashkohet Lëvizjes BESA

Publikuar

Kreu i Besës, Bilall Kasami ka prezantuar prurjet e reja në parti.

Përmes një video të publikuar në Facebook, Kasami ka prezantuar juristin nga Shkupi.

“KALAJA e Lëvizjes BESA nga ku buron SHPRESË po rritet me plot DINJITET!

Të nderuar qytetarë dhe simpatizantë të Lëvizjes BESA, Ju njoftoj se prej sot pjesë e BESA-s dhe Frontit Opozitar do të jetë edhe Milaim Aliu.

Milaimi ka lindur më 18.09.1965 në Shkup dhe është magjistër i Juridikut.

Ai ka ushtruar disa pozita zyrtare, në të cilat ka punuar me plot dinjitet dhe profesionalizëm. Po ashtu ka përvojë në projekte ndërkombëtare tepër të rëndësishme siç janë, projekti i NATO-s “NICS – New incident comand sistem”, si dhe përvojë në projekte të IPA-së.

Milaimi është i martuar dhe prind i dy fëmijëve.

Me përvojën dhe njohuritë e tij profesionale, do të kontribuojë tej mase për zhvillimin e shoqërisë.

KALAJA e SHPRESËS dhe DINJITETIT po rritet çdo ditë!”- ka shkruar Kasami.

https://fb.watch/ns44RakM76/?mibextid=alSgMb

NA NDIQ NË FACEBOOK