Sport
Kapllani, në “Elite Show”: Cikalleshi, sulmues për trajnerin, më ka surprizuar Daku

Edmond Kapllani, ish-sulmues i Kombëtares Shqiptare, i ftuar në “Elite Show”, foli për ecurinë e kuqezinjve, stilin e lojës, meritën e Sylvinhos. Kapllani veçon Cikalleshin si sulmuesin që punon për trajnerin.
“Cikalleshi i përshtatet shumë sistemit të lojës të këtij trajneri dhe atij që ishte. Është sulmues për trajnerin. Më ka surprizuar Daku, kur e pashë, mendova: “ku ka qenë ky djalë!”. Të mos harrojmë dhe Brojën”.
Meritë e lojtarëve: “Gjatë tri viteve që ka punuar Edy Reja, janë provuar shumë lojtarë. Skuadra është e njëjtë, por ka ndryshuar sistemi. Meritë ka Sylvinho, por më shumë lojtarët. Trajneri dhe futbollistët janë të uritur për të fituar”.
Lexo edhe:
- Sylvinho sqaron çfarë ndodhi me Brojën para ndeshjes me Çekinë
- Ajeti: Jam i lumtur që jam rikthyer te Kombëtarja, duam kualifikimin në Moldavi
- “E meritojmë kualifikimin”, Strakosha zbulon diferencën e Panuccit e Rejës me Sylvinhon
- Sylvinho: Kualifikimi vendoset në nëntor, ndaj Bullgarisë bëj 4-5 ndryshime
Gjimshiti, kapiten: “Dhënia e shiritit Gjimshitit, ka qenë lëvizje strategjike, Hysaj tani po luan me më pak stres”.
Mbrojtja e Shqipërisë: “Jemi ekip kompakt, i ngushtë. Edhe Cikalleshi bën punë shumë të madhe mbrojtëse, i vë në presion lojtarët kundërshtarë. Luajmë me entuziazëm, vrapojmë për njëri-tjetrin. Kisha frikë Çekinë në goditjet standarde, por ia dolëm shumë mirë.”
The post Kapllani, në “Elite Show”: Cikalleshi, sulmues për trajnerin, më ka surprizuar Daku appeared first on SuperSport.





















