Lajme
“Ka ardh në shtëpinë time të krijojë incidente” – Sfishta mohon ta ketë sulmuar zyrtaren e Qendrës së Studentëve

Ish drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta është denoncuar për sulm ndaj zyrtarës së kësaj qendre. Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Ndërsa vetë Sfishta i tha Insajderit se…
Ish drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta është denoncuar për sulm ndaj zyrtarës së kësaj qendre. Rastin e ka konfirmuar edhe policia. Ndërsa vetë Sfishta i tha Insajderit se se nuk ka pasur kërcënim ai e quajti si “denoncim të rrejshëm”.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Insajderin se policia ka pranuar një denoncim për sulm dhe se është duke e trajtuar rastin.
“Rasti sulm ndaj personit zyrtar është duke u trajtuar nga policia”- ka thënë Ahmeti.
Por, këtë mohon ta ketë bërë ish drejtori i Qendrës së Studentëve.
“Fare nuk qëndron ajo ka denoncu në polici unë ja kam dërguar faktet inqizimet edhe u dal që ajo ka rrejt dhe është një denoncim i rrejshëm”, ka thënë për Insajderin Sfishta.
Tutje ai ka thënë se zyrtarja ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka provuar ta sulmojë me fjalë familjen e tij.
“Ka ardh para shtëpisë time është munduar të krijojë incidente u mundu me bo të madhe për qëllime që nuk ia kam idenë pse ka provuar ta sulmojë me fjalë familjen time konkretisht gruas i ka thanë si po të doket që ta ka heqë prej punës VV burrin”, është shprehur Sfishta.
Sipas Sfishtës e gjithë kjo ka qenë inskenim i orkestruar nga zyrtarja e Qendrës Studentore.
Mes tjerash ai ka thënë se pamjet kur zyrtarja ka shkuar tek shtëpia e tij i ka dorëzuar në polici.




















