Connect with us

Lajme

Izraeli pretendon se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hamasit

Publikuar

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), pretendojnë se kanë vrarë kreun e sulmeve me raketa të Hamasit, Younis, Hassan Al-Abdullah. “Avionët luftarakë të IDF kryen një sulm ajror preciz të…

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), pretendojnë se kanë vrarë kreun e sulmeve me raketa të Hamasit, Younis, Hassan Al-Abdullah.

“Avionët luftarakë të IDF kryen një sulm ajror preciz të bazuar në inteligjencën IDF dhe ISA dhe eliminuan komandantin e raketave të Hamasit, Younis, Hassan Al-Abdullah”, thuhet në postimin e tyre.

Videoja është bërë publike pas operacionit të madh të kryer nga forcat tokësore izraelite në veri të Gazës gjatë natës. Sipas Sky News, ishte një “sulm i synuar” nga brigada e këmbësorisë Givati ​​duke përdorur tanke, të cilat synonin “infrastrukturën terroriste”.

Në videon e operacionit të natës të publikuar nga ushtria, shihen mjete të blinduara që përparojnë në një zonë ranore në kufi.

NA NDIQ NË FACEBOOK