Connect with us

Lajme

Ismet Beqiri: Nuk mbaj mend që Glauk Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës

Publikuar

Sot është mbajtur seanca gjyqsore ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.…

Sot është mbajtur seanca gjyqsore ndaj kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvend.

Pas Adem Grabovcit, në cilësinë e dëshmitarit po dëgjohet edhe Ismet Beqiri ish-deputet nga radhët e LDK-së, i cili njëjtë si Grabovci edhe ai tha se nuk i kujtohet se kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca të ketë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend.

Ndryshe, seanca e kaluar për këtë rast ishte shtyrë më kërkesë të Konjufcës me arsyetimin se i njëjti ka angazhime të tjera.

NA NDIQ NË FACEBOOK