Lajme
“Intensivisht”, “Projekte të mëdha”, Bulliqi inspekton rrugën, pozon me një punëtor të zbathur

I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi këtë të shtunë ka përcjellur punimet në lagjen Maloku, ku po zgjerohet dhe rregullohet shtrati i lumit Llap. Bulliqi punimet i quajti intensive, derisa…
I pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi këtë të shtunë ka përcjellur punimet në lagjen Maloku, ku po zgjerohet dhe rregullohet shtrati i lumit Llap.
Bulliqi punimet i quajti intensive, derisa shtoi se nuk do të ndalet së realizuari ‘projekte të mëdha‘
Nga atje nuk munguan as disa fotografi.
Kryetari pozoi bashkë me një punëtor, i cili ishte i zbathur.
“Po punohet intenzivisht në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap, me ç’rast sot nga afër kam përcjellur punimet në lagjen Maloku në pjesën e epërme të qytetit, aty ku po zhvillohen këto ditë punimet. Vazhdojmë pa u ndalur në realizim të projekteve të mëdha, që lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë“, ka shkruar Bulliqi në Facebook.


















