Connect with us

Lajme

Incidenti në Gjermani, gazeta gjermane: Katër shqiptarë të vdekur, një i lënduar rëndë

Publikuar

Katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në incidentin e ndodhur në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ditën e së hënës. Siç…

Katër shqiptarë kanë vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda në incidentin e ndodhur në një kantier të ndërtimit në Hamburg të Gjermanisë ditën e së hënës.

Siç ka raportuar gazeta gjermane BILD duke cituar policinë atje, të vdekurit dhe një i lënduar rëndë janë shtetas shqiptarë, ndryshe nga ajo çfarë u tha të hënën, se ata ishin bullgarë, përcjell Gazeta Insajderi.

Në vendin e ngjarjes, sipas mediumit gjerman, janë gjetur edhe dokumentet e identifikimit të viktimave.

Ndërtimtarët shqiptarë vdiqën pasi u shembën skelet si pasojë e një boshti të ashensorit. Sipas rezultateve fillestare hetimore, skelet nuk ishin të vendosura si duhet. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK