Connect with us

Lajme

I plagosuri në Vushtrri në gjendje shumë të rëndë – Shefi i Emergjencës flel për Insajderin

Publikuar

Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK, bëjnë të ditur burimet  e Insajderit. Gazeta ka kontaktuar edhe Avdush Bajgorën, shefin e Emergjencës,…

Dy personat e plagosur me armë zjarri në Vushtrri janë duke u trajtuar në QKUK, bëjnë të ditur burimet  e Insajderit.

Gazeta ka kontaktuar edhe Avdush Bajgorën, shefin e Emergjencës, i cili ka konfirmuar se janë duke u trajtuar dy persona.

Njëri nga të plagosurit vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas Bajgorës, pacienti ndodhet ende në sallën e operacionit pas dy orësh intervenim.

Gjenda e njërit është shumë e rëndë gjendje shoku. Kemi intervenu shumë shpejt. E kemi përgatit me hynë sall të operacionit që dy ore është në operacion”, tha ai.

Ndësa pacienti tjetër është i shtrime në Klinikën e Ortopedisë.

Raportimet e Insajderit lidhur me vrasjen e rëndë në Vushtrri:

NA NDIQ NË FACEBOOK