Lajme
Hovenier për sulmet në Izrael: S’ka asnjë justifikim për terrorizmin

Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit. Hovenier tha se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin. “Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje…
Ambasadori i ShBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka dënuar sulmet e Hamasit kundër Izraelit.
Hovenier tha se nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë pa mëdyshje sulmet e tmerrshme të terroristëve të Hamasit kundër Izraelit, duke përfshirë komunitetet civile. Nuk ka asnjë justifikim për terrorizmin”, ka shkruar ai në platformën X, të njohur më parë si Twitter.
Tutje, Hovenier tha se SHBA-ja qëndron me Izraelin në këto kohë, teksa ka shprehur ngushëllime për jetët izraelite të humbura në këto sulme.



















