Connect with us

Lajme

Haradinaj: Qeveria po bën eksperimente me aleatët

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria po bën eksperimente me aleatët. Këto komente Haradianj i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Komunën e…

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Qeveria po bën eksperimente me aleatët.

Këto komente Haradianj i bëri gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Komunën e Klmës.

Bashkëbisedimin me qytetarë sot e nisa në komunën e Klinës. Diskutuam për zhvillimet politike, situatën ekononike dhe veçanërisht atë të sigurisë pas ngjarjeve në veri të vendit. Në takim me qytetarë, theksova se eksperimentet e qeverisë ndaj aleatëve dhe në obligimet e marrura si shtet e kthejnë Kosovën prapa”, ka shkruar Haradiaj në Facebook.

Tutje, ai ka thënë se problemet  e sigurisë në veri kanë bërë që shetet aleate të shtojnë forcat e sigurisë.

”Ngjarjet në veri e kanë shndërruar Kosovën në problem të sigurisë ndërkombëtare. Sot, jemi në një situatë ku shtetet aleate si Gjermania e Mbretëria e Bashkuar janë detyruar t’i rikthejnë trupat e tyre në kuadër të KFOR, e kjo nuk është e lehtë për ta”, tha ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK