Connect with us

Lajme

Haradinaj kujton fëmijërinë kur mblidhte gështenja

Publikuar

Manifestimi kulturor i “Ditës së Gështenjës”. është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë. Në një fjalë rasti, kryetari i Aleancës…

Manifestimi kulturor i “Ditës së Gështenjës”. është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë.

Në një fjalë rasti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi simbol të Deçanit gështenjën, për të cilën tha se dikur ka qenë mjaftë e respektuar.

Ish-kryeministri Haradinaj kujtoi disa momente të fëmijërisë, derisa tha se ka qenë ngjarje e madhe kur gështenjat e para të kenë mbërri në dorë.

Ai vlerësoi punën e kryetarit Ramosaj, derisa shtoi se Deçani ka shumë mundësi, resurse dhe potencial, për të cilat duhet punuar fortë edhe më tutje.

Se duhet punuar më shumë për të krijuar besim e kushte banorëve të Deçanit që t’u mundësohet një jetë më e mirë, e thotë edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj shtoi se sot po shënohet edicioni i pestë i festës së “Ditës së Gështenjës”, ku do të bëhet promovimi i produkteve të ndryshme tradicionale, si mjaltës, bimëve të ndryshme, dhe prodhime të drurit.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se historikisht Deçani është gardian i traditave dhe kulturës tonë.

Ai shtoi se mikpritja dhe dashamirësia që jep Deçani po ia rritin namin Kosovës, dhe gjithashtu sipas tij po e shtojnë turizmin.

Ndërkaq, në kuadër të këtij organizimi u ekspozuan disa piktura nga studentë dhe artistë të ndryshëm.