Bota
Hamasi thotë se është gati për shkëmbim ‘të menjëhershëm’ të të burgosurve me Izraelin

Udhëheqësi i Hamasit në Rripin e Gazës, Yahya Sinwar, ka thënë se grupi i rezistncës që po drejton ai është gati për një shkëmbim “të menjëhershëm” të të burgosurve me Izraelin.
“Ne jemi të gatshëm të bëjmë një marrëveshje të menjëhershme të shkëmbimit të të burgosurve që përfshin lirimin e të gjithë të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite në këmbim të të gjithë të burgosurve të mbajtur nga rezistenca palestineze”, tha Sinwar në një deklaratë, përcjell AlJazeera, transmeton Zyrtare.net.


















