Connect with us

Bota

Hamasi njofton se ka dështuar një tentim për inkursion tokësor në veri të Gazës

Publikuar

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Qassam, thotë se ata “kanë penguar një inkursion tokësor izraelit në Beit Hanoun dhe në lindje të Bureij”, duke shtuar se “përplasje të dhunshme” po ndodhin tani.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, ka thënë se Izraeli po përpiqej “të krijonte një imazh të fitores”.

“Ndërprerja e komunikimeve nga Rripi i Gazës është një përpjekje për të mbuluar krimet e okupimit [izraelit] pa asnjë mbikëqyrje apo përgjegjësi”, shtoi Hamdan, rapoton AlJazeera.

Hamasi njoftoi se kishte gjuajtur pak më herët “breshëri me raketa” drejt Izraelit, në përgjigje të bombardimeve të rënda izraelite që synonin Rripin verior të Gazës./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK