Connect with us

Bota

Gaza, dy spitalet kryesore alarmojnë se po u mbaron karburanti

Publikuar

Ashraf Al-Qudra, zëdhënësi i ministrisë palestineze të shëndetësisë, ka dhënë një paralajmërim përfundimtar për botën dhe tha se gjeneratorët kryesorë në dy spitalet kryesore të Gazës janë “orë larg” nga mbyllja e plotë.

“Ne po u bëjmë thirrje të gjithë vëllezërve tanë në vendet prodhuese të naftës që të ndërhyjnë urgjentisht dhe të furnizojnë Spitalin Al-Shifa dhe Spitalin Indonezian me karburantin që nevojitet për të shpëtuar jetën e të sëmurëve dhe të plagosurve,” tha al-Qudra gjatë një konference shtypi, transmeton AlJazeera.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të botës që të veprojnë dhe të shpëtojnë jetë njerëzish./Zyrtare.met

NA NDIQ NË FACEBOOK