Connect with us

Lajme

Gara me vetura në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, policia dënon katër persona

Publikuar

Policia e Kosovës i ka dënuar katër persona me nga 150 euro dhe një pikë negative, nën dyshimin për kundërvajtje në trafik rrugor. Sipas njoftimit të policisë, kundërvajtësit po bënin…

Policia e Kosovës i ka dënuar katër persona me nga 150 euro dhe një pikë negative, nën dyshimin për kundërvajtje në trafik rrugor.

Sipas njoftimit të policisë, kundërvajtësit po bënin gara sportive me vetura në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, të datës 30 shtator 2023, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri , kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj katër shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor”, njofton PK-ja.

“Kundërvajtësit, janë hasë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor  po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK