Connect with us

Lajme

“Escobar e quajti SHBA’në si vendin më prokosovar në botë”

Publikuar

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ka njoftuar për një diskutim që ka pasur me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Kryeparlamentarja Nikolla, tha se Escobar e cilësoi SHBA-në…

Kryeparlamentarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ka njoftuar për një diskutim që ka pasur me të Dërguarin Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kryeparlamentarja Nikolla, tha se Escobar e cilësoi SHBA-në si vendin më prokosovar në botë.

“Theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së Kosovës, dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”, ka ndarë detaje nga takimi Nikolla.

Ajo rithekson se SHBA mbështet dialogun e lehtësuar nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon”, është shprehur Nikolla.

NA NDIQ NË FACEBOOK