Connect with us

Bota

Erdogan: Krijimi i shtetit palestinez tashmë një nevojë që nuk mund të shtyhet më

Publikuar

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan lidhur me problemin Palestinë-Izrael tha se “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin (lindor) si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të shtyhet (vonohet) më”, raporton Anadolu.

Erdoğan në ceremoninë e hapjes së Kishës Ortodokse Asiriane ‘Mor Ephrem’ në rajonin Yeşilköy në Istanbul, foli për ngjarjet e përjetuara midis Palestinës dhe Izraelit.

Ai tha se është jashtëzakonisht e rëndësishme të ruhet perspektiva e zgjidhjes me dy shtete. “Krijimi i shtetit të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967, me integritet gjeografik dhe me Kudsin (lindor) si kryeqytet është nevojë e cila tashmë nuk mund të shtyhet (vonohet) më”, tha Erdoğan.

Erdoğan tërhoqi vëmendjen se çdo ditë e më shumë është rritur numri i provokimeve kundër Haram Al-Sharif (Xhamisë Al-Aksa) për të ndarë Kudsin në kohë dhe në hapësirë (si vend).

“Si Türkiye për këtë çështje ne kemi bërë reagimin dhe kundërshtimin tonë në çdo mundësi. Në periudha kur e gjithë bota ka heshtur ne nuk jemi tërhequr asnjëherë nga shprehja e të drejtës, të vërtetës edhe pse është e hidhur. Teksa jemi gjithmonë në solidaritet me vëllezërit tanë palestinezë, ne theksojmë se duhet të shmanget çdo hap që do të përshkallëzojë tensionet, që do të çojë në më shumë gjakderdhje dhe që do të thellojë problemet. Përmes institucioneve tona përkatëse ne kemi treguar çdo përpjekje edhe për lehtësimin e problemeve që populli i Gazës ka vuajtur për shkak të bllokadës. Edhe sot ne veprojmë me rregullin se askush nuk është humbës i një paqeje të drejtë”, tha Erdoğan./AA/

NA NDIQ NË FACEBOOK