Bota
Egjipti po bisedon me Arabinë Saudite dhe Jordaninë në përpjekje për të qetësuar luftimet

Egjipti po bisedon me Arabinë Saudite dhe Jordaninë në një përpjekje për të zbutur përshkallëzimin e vazhdueshëm mes Palestinës dhe Izraelit, ka thënë ministria e jashtme egjiptiane, përcjell Al Jazeera.
Ministri i Jashtëm Sameh Shoukry foli me telefon me homologët e tij saudit dhe jordanez, thuhet në deklaratë.
Ai nënvizoi rëndësinë e “bashkimit të përpjekjeve ndërkombëtare dhe rajonale” për të frenuar dhunën në përshkallëzim, thuhet në një deklaratë.
Egjipti mban lidhje me Hamasin dhe Izraelin dhe ka qenë një bashkëbisedues i shpeshtë kur ka pasur përshkallëzime të situatës./ZYRTARE.net/






















