Connect with us

Maqedoni

Edhe dhjetë shtetas të RMV-së largohen nga Izraeli, MPJ: Punojmë për kthimin edhe të qytetarëve tjerë

Publikuar

më

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se nëpërmjet kanaleve të ndryshme të transportit, edhe dhjetë shtetas tjerë janë larguar nga Izraeli, respektivisht: katër me avion për në Athinë, pesë për në Podgoricë dhe një person me fluturim për në Stamboll; së bashku me ata që e kanë bërë më parë këtë, numri i përgjithshëm për dy ditët e fundit ka kaluar 30 shtetas tanë që janë larguar nga Izraeli.

Nga MPJ thonë se ambasada e Maqedonisë së Veriut në Tel Aviv, në koordinim të ngushtë me shtabin e krizës në Ministrinë e Punëve të Jashtme, punon në mënyrë aktive për kthimin e 100 qytetarëve tanë të tjerë, të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli dhe të cilët kryesisht ndodhen në vende të sigurta.

“Një pjesë e tyre tashmë kanë siguruar bileta përmes fluturimeve të rregullta që janë aktive përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Tel Avivit i cili është në funksion të plotë. Disa prej tyre ndodheshin në zona të prekura nga dhuna që konsiderohen të pasigurta, për të cilët tashmë është siguruar transporti i brendshëm nëpër territor të Izraelit për t’i transferuar në një vend të sigurt, nga ku mund të dërgohen në shtëpi. Mes tyre janë dy shtetas tanë në Rripin e Gazës, për nxjerrjen e të cilëve është ngarkuar Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Kajro, e cila është në komunikim të drejtpërdrejtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Egjiptit”.

“Siç kemi njoftuar më herët, sipas vlerësimeve të shtabit të krizës, deri në 200 qytetarë tanë janë duke qëndruar në territorin e Izraelit, shumica e të cilëve janë lokalizuar me saktësi dhe mbahet komunikim i rregullt me ​​ta, deri në kthimin e tyre në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Punëve të Jashtme përgatiti informacionin për situatën në Izrael, me një projeksion për ditët në vijim, i cili iu dorëzua Qeverisë, e cila vendos për hapat e ardhshëm”.

“Ndërkohë ju bëjmë thirrje shtetasve tanë në Izrael që të ndjekin Portalin Nacional për raste urgjente (www.oref.org.il), të a.q. Home Front Command, i specializuar për mbrojtjen civile, i cili doli me ​​rekomandime të reja për popullatën, si dhe respektimin e të gjitha udhëzimeve të tjera të institucioneve kompetente të Izraelit”, thonë nga MPJ.

Prej atje gjithashtu rikujtojnë se kanë në dispozicion dy linjat telefonike SOS – 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926 -7378.

Maqedoni31 minutes ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri1 hour ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme2 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni4 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri4 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme5 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota6 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme6 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

Shqipëri7 hours ago

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

Maqedoni7 hours ago

Universiteti i Tetovës hap 1.965 vende për studime master – aplikimet deri më 6 nëntor

Lajme7 hours ago

Arkin Jahiji: Më 1 nëntor të votojmë për ndryshim dhe dinjitet në Bërvenicë

Kosovë7 hours ago

Drenusha Latifi i reagon ashpër Edona Llalloshit: Për Arlindën heshtje, a kur ti kërkove mbrojtje, institucionet vepruan dhe bashkëshorti yt u arrestua disa herë

NA NDIQ NË FACEBOOK