Connect with us

Lajme

“E mirëpres deklaratën për tërheqjen e trupave”, kryediplomati shqiptar flet me Daçiqin

Publikuar

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se mëngjesin e së dielës ka kontaktuar homologun serb, Ivica Daçiq, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë…

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se mëngjesin e së dielës ka kontaktuar homologun serb, Ivica Daçiq, në lidhje me dërgimin e ushtrisë serbe përgjatë kufirit me Kosovën.

Osmani është shprehur i shqetësuar me këtë. Ai përmes platformës ‘X’ ka thënë se e ka mirëpritur deklaratën për tërheqje të trupave.

Kryediplomati shqiptar në Maqedoninë e Veriut gjithashtu potencoi se e ka mirëpritur edhe vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë në Kosovë.

“I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit Kosovë-Serbi. E kontaktova këtë mëngjes ministrin e Jashtëm, Ivica Daçiq. E mirëprita deklarata për tërheqjen si hapin e parë drejt de-përshkallëzimit. E mirëprita vendimin e NATO-s për të dërguar trupa shtesë. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë në uljen e tensioneve dhe rikthimin në tryezë (bisedimesh)”, shkroi Osmani në platformën X.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK