Connect with us

Lajme

Drejtori i Radio Kosova, Arsim Halili: Gazetarja Bajraktari nuk është larguar nga puna

Publikuar

Gazetarja Behare Bajraktari tha sot se është larguar nga puna në Radio Kosova. Bajraktari në një postim në “Facebook”, ka pretenduar se drejtori i ri i radios Arsim Halili e…

Gazetarja Behare Bajraktari tha sot se është larguar nga puna në Radio Kosova.

Bajraktari në një postim në “Facebook”, ka pretenduar se drejtori i ri i radios Arsim Halili e ka marrë këtë vendim që sipas saj ishte arbitrar dhe tinzar.

Por, këto akuza i ka mohuar vetë Halili, ai tha se ajo nuk është larguar nga puna. Sipas tij asaj i është kërkuar më shumë angazhim në konceptin programor.

“Deklarimet se gazetarja është hequr nga RTK Radio janë të pavërteta, pasi përkundrazi i është kërkuar më shumë angazhim duke përfshirë edhe realizimin e konceptit programor të deritashëm të saj për promovimin e ambientit dhe gazetarisë së gjelbër”, ka shkruar ai në Facebook.

NA NDIQ NË FACEBOOK