Lajme
Deputeti i VV-së bëhet realist: Inatet politike lanë anash kërkesat e policisë

Një deputet i partisë në pushtet thotë se kërkesat e policisë janë reale dhe se ato duhet të plotësohen nga Qeveria e Kosovës. Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se…
Një deputet i partisë në pushtet thotë se kërkesat e policisë janë reale dhe se ato duhet të plotësohen nga Qeveria e Kosovës.
Eman Rrahmani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se kërkesat e policisë janë reale dhe ikja nga debati pozitë – opozitë për këtë çështje, janë kryekëput inate politike.
”Edhe si Kuvend dhe si Qeveri dhe besoj që në këtë pikë secili duhet të japim kontributin tonë dhe ndikojmë që policia të ketë një minumin të standardit jetësor dhe mos të jenë të varur nga detyrat tjera që duhet t`i bëjnë pas orarit të punës së policisë dhe shpeshherë janë më orar të zgjatur, edhe pa pagesë të rrezikshmërisë, pa sigurime shëndetësore, pa të gjitha këto. Kështu që kemi mjaft çka të diskutojmë, është iniciativë e opozitës por nuk do të thotë se unë i mbështes ato se çfarë ka propozuar opozita, mirëpo unë e mbështes në aspektin institucional që ne si deputetë jemi të obliguar që të marrim pjesë në seancë dhe të diskutojmë dhe të kundërshtojmë me ndonjë iniciativë që mund të vije”, thotë ai.
Rrahmani ka propozuar se në rast se Qeveria nuk lëviz në këtë drejtim, atëherë duhet të mendohet që në buxhetin e vitit 2024 të përfshihen kërkesat e sindikatës për policinë e Kosovës.
“Rezoluta në fakt është më shumë një llojë deklarimi sesa vendim ekzekutiv, ne kemi bërë shumë rezoluta, por që nuk e obligojnë Qeverinë për marrjen e vendimeve, por një qëndrim i Kuvendit ne duhet të marrim vendime, ligje në Kuvend që e obligojnë Qeverinë për ndryshimin e gjendjes faktike”.
”Tash është edhe buxheti i ri që vjen 2024 dhe të angazhohemi të gjithë që të rritet koeficienti i pagave, të shihet mundësia e rrijes së hyrave dhe kompensohen për rritjen e pagave edhe te policia, edhe te sektorë tjerë që janë të domosdoshme për shkak të situatës që jemi dhe kohës së gjatë që jemi që nuk ka pasur ndryshime te pagat .. Tek policia është çështja tjetër, pagesa e rrezikshmërisë që duhet të rishikohet nga ana e Qeverisë, duhet të iniciohet, çështja e sigurimit shëndetësore e jetësore, pensionimin që e ka kërkuar sindikata, këto janë dhe puna jonë është që me ligje të përmirësojmë kushtet e tyre, jo me rezoluta, me deklarime e kemi ngopë edhe policinë edhe secilin duke u solidarizuar në njëfar mënyre me ta pas çdo aksioni, mirëpo në praktikitë nuk po e tregojmë të njëjtën veprim, as opozita e as pozotia, e cila ka përgjegjësinë shumë më të madhe në këtë punë sepse jemi shumicë dhe duhet të veprojmë”, thotë ky deputet.


















