Connect with us

Lajme

Debati Olluri-Hoxha: Një miliarder si Radojçiqi nuk i vesh çizmet e uniformën për të luftuar me valltarë

Publikuar

Gjatë emisionit Pressing të T7, ku është diskutuar për Milan Radojçiqin, personin që ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ka pasur debat rreth grupit që sulmoi Policinë…

Gjatë emisionit Pressing të T7, ku është diskutuar për Milan Radojçiqin, personin që ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ka pasur debat rreth grupit që sulmoi Policinë e Kosovës.

Astren Hoxha, avokat, ka pretenduar se ky grup ka qenë i organizuar mirë, si dhe i papërgatitur, meqë ai iu referohej profesioneve të anëtarëe të këtij grupi.

“Ka pasur valltarë e njeri që ka punuar në pompë të benzinës”, tha Hoxha.

Deklaratat e tij ngjallën debat, teksa gazetari Parim Olluri, e pyeti sesi një miliarder si Radojçiq merr me vete njerëz të papërgatitur.

”Çfarë i duhet një miliarderi si Radojçiqi me i vesh çizmet, edhe me dal te Blanska. Qysh mendon ti që një miliarder me 5 milionë furnizime edhe merr njerëz të papërgatitur, valltarë me vete”, ka thënë ai.

Hoxha ia ktheu Olllurit duke i thënë “pyete Radojçiqin”.

“Jo po të pyes ty”, ia ktheu Olluri.

NA NDIQ NË FACEBOOK