Connect with us

Shëndetësi

Çfarë është ‘Frymëmarrja e Hënës’ që thonë se ndihmon me pagjumësinë

Publikuar

Hulumtimi i një kompanie dyshekësh ka treguar se teknika e lashtë e “frymëmarrjes së Hënës” i ndihmon njerëzit të flenë më shpejtë

Kjo metodë ka ndikim direkt në çrregullimet e gjumit që lidhen me ankthin dhe jo vetëm.

Çfarë është frymëmarrja e hënës?

Frymëmarrja e hënës është një teknikë e lashtë joge që përfshin rregullimin e frymëmarrjes.

Me pak fjalë: “Ju mbyllni vrimën e djathtë të hundës dhe merrni frymë nga e majta,” shpjegon ekspertja e jogës Gemma Nice.

Thuhet se vrima e majtë e hundës ndihmon në qetësimin e sistemit nervor.

Si mund të ndihmojë frymëmarrja e Hënës me pagjumësinë?

Teknika ju ndihmon të rregulloni frymëmarrjen, rrahjet e zemrës dhe sistemin nervor, duke ju bërë të ndiheni të qetë, të relaksuar dhe të përgjumur pa e pasur mendjen te puna, emailet e palexuara, presionet për të ardhmen etj.

Kjo metodë bën që ju të ndiheni të qetë dhe të çlironi emocionet nga stresi dhe ankthi.

Si ta realizoni?

Uluni drejt ose shtrihuni, zgjidhni qëndrimin që është më i rehatshëm për ju
Mbyllni sytë dhe imagjinoni sikur po notoni në pishinë me ujë të ftohë
Mbyllni anën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë
Merr frymë përmes vrimës së majtë të hundës dhe më pas mbylleni atë me gishtin e katërt të dorës së djathtë
▪ Rregulloni frymëmarrjen dhe vazhdoni ta përsërisni këtë veprim për disa minuta

Shpresojmë që ju dhe mendja juaj të ndiheni më pak të lidhur me realitetin dhe botën e jashtme e të bëni një gjumë të qetë.

#learnontiktok #tiktokpartner #breathwork #healing ♬ original sound – stephaniemarieotto

The post Çfarë është ‘Frymëmarrja e Hënës’ që thonë se ndihmon me pagjumësinë appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK