Connect with us

Lajme

Blinken reagon pas lirimit të 2 amerikanëve nga Hamasi

Publikuar

SHBA mirëpret lirimin e dy amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi dhe “ndan lehtësimin që po ndiejnë familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre”. Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit…

SHBA mirëpret lirimin e dy amerikanëve të mbajtur peng nga Hamasi dhe “ndan lehtësimin që po ndiejnë familjet, miqtë dhe të dashurit e tyre”.

Kështu u shpreh Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një konferencë të premten, shkruan CNN.

“Por ka ende 10 amerikanë të tjerë që mbeten të pagjetur në këtë konflikt,” vazhdoi Blinken, duke shtuar se ata janë mes rreth 200 të tjerëve nga vende të ndryshme që mbahen në Gaza, duke përfshirë burra, gra, të moshuar dhe fëmijë.

“Secili prej tyre duhet të lirohet”, tha Blinken.

Blinken deklaroi se “puna urgjente për të liruar çdo amerikan të vetëm, për të liruar të gjithë pengjet e tjera, vazhdon”./abcnews.al

NA NDIQ NË FACEBOOK