Lajme
Bislimi në Paris takon emisarin francez për Ballkanin, kjo ishte tema e diskutimit

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi po qëndron në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccazs. Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një…
Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi po qëndron në Francë është takuar edhe me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccazs.
Bislimi ka thënë se me emisarin francez kanë diskutuar një mori temash.
“Kontributi dhe përkushtimi i Francës në rajon vlerësohen shumë. Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar Bislimi për takimin.
Kjo vizitë e Bislimit në Paris vjen pak ditë pas kritikave të presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe akuzës së tij se liderët e Kosovës s’e kanë mbajtur fjalën sa i përket implementimi të planit franko-gjerman.
















