Connect with us

Lajme

Bastisjet e Speciales ndaj ish-këshilltarëve të Thaçit, deklarohen për Insajderin nga ZPS

Publikuar

Veprimet e Gjykatës Speciale janë ri-aktualizuar kohë të fundit. Ditën e djeshme janë bastisur vendbanimet e dy ish-këshilltarëve të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala e Bashkim Smakajt. Ndërkohë edhe sot…

Veprimet e Gjykatës Speciale janë ri-aktualizuar kohë të fundit. Ditën e djeshme janë bastisur vendbanimet e dy ish-këshilltarëve të presidentit, Hashim Thaçi, Blerim Shala e Bashkim Smakajt. Ndërkohë edhe sot ka qenë cak shtëpia e tjetrit këshilltar të tij, Artan Behramit.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar për të kuptuar detaje më shumë rreth këtyre bastisjeve.

Të njëtit kanë konfirmuar se po kryehen operacione por nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione të vazhdueshme me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Muaj më parë, cak i bastisjeve ishte edhe shtëpia e ish-këshilltarit të Thaçit, Adil Behramaj.

Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme në cilësinë e dëshmitarit për të dëshmuar është ftuar edhe ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriu, Gjergj Dedaj.

/Insajderi

NA NDIQ NË FACEBOOK