Connect with us

Lajme

Avdullah Hoti pritet të jap sot dëshminë e tij në rastin e 53 milionëshit

Publikuar

Ish-Kryeministri dhe njëherësh ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të dëgjohet sot në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.…

Ish-Kryeministri dhe njëherësh ish-ministri i Financave, Avdullah Hoti, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pritet të dëgjohet sot në cilësinë e dëshmitarit në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Në këtë rast, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Ndryshe, në seancën e 29 shtatorit 2023, është dëgjuar në cilësi të dëshmitarit, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe shefi i kabinetit të ish-ministrit Lekaj, dëshmitari Argjend Zejnaj.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK