Connect with us

Lajme

Autoritetet kosovare: Rreshteri Bunjaku u vra me armë të ndaluara ndërkombëtarisht

Publikuar

Autoritetet kosovare në një raport preliminar të lëshuar më 20 tetor, po thonë se grupi terrorist serb vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me armë ndërkombëtarisht të ndaluara,…

Autoritetet kosovare në një raport preliminar të lëshuar më 20 tetor, po thonë se grupi terrorist serb vrau rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, me armë ndërkombëtarisht të ndaluara, sipas Konventës së Otavës. Kryeministri Kurti e ministri Sveçla nëpër konferenca bënë me dije se rreshteri Bunjaku ishte vrarë nga një minë me telekomandë, teksa mbronte territorin e Republikës së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Besnik Gashi

Në raportin preliminar të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të siguruar nga Gazeta Insajderi, thuhet se minat e konfiskuara nga Policia e Kosovës prej grupit terrorist, prodhim i vitit 1984, janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës.

“Minat e konfiskuara, të cilat janë prodhuar në vitin 1984, janë shkak për shqetësim të veçantë, veçanërisht pasi Serbia ende posedon një numër të konsiderueshëm të këtyre minat në stoqe. Këto armë madje janë të ndaluara sipas Konventës së Otavës. Rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, është vrarë me armë të ndaluara ndërkombëtare nga Serbia. Ai iu nënshtrua plagëve të shkaktuara nga një minë e tillë që u aktivizua nga distanca”, thuhet në raport preliminar.

Mina të ngjashme, sipas autoriteteve të Kosovës, janë konfiskuar nga bandat e tjera kriminale në Serbi, të cilat, pretendohet nga raporti preliminar, janë të lidhura ngushtë me udhëheqësinë e Serbisë, si dhe me kriminelë dhe paraushtarakë si Milan Radoiçiq.

Duke cituar ekspertët ushtarakë serbë, raporti preliminar thotë se këto armë mund të kenë hyrë në veri të Kosovës përmes vjedhjes së ndonjë depoje të armëve në Serbi, shitje nga tregtarë private apo transferim direct nga vetë shteti.

Krerët shtetërorë kanë konfirmuar se vrasja e Afrim Bunjakut ka ndodhur në vendin e ngjarjes, pasi i njëjti ishte sulmuar me një minë telekomanduese nga grupi terrorist serb. /Insajderi.org/

Lajme22 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni1 hour ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme6 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK