Connect with us

Lajme

Arrestohet në Morinë 56-vjeçari nga Kosova, po kërkohej nga Interpol-i

Publikuar

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kosova në pikën kufitare në Morinë, për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Shqipërisë,…

Policia e Shqipërisë e ka arrestuar një 56-vjeçar nga Kosova në pikën kufitare në Morinë, për të cilin kishte fletarrest ndërkombëtar.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet e Shqipërisë, duke thënë se si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Bernit, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Zvicrës, shtetasi kosovar, i kërkuar ndërkombëtarisht M. T., 56 vjeç, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Sipas policisë shqiptare, 56-vjeçarit iu është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” nga autoritetet gjyqësore për veprat penale “mashtrim, “falsifikim i dokumenteve të duhëtimit” dhe “pastrim i parave”.  /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK