Lajme
Arrestohet kosovari pasi sulmoi me thikë ish të dashurën në Vjenë

38 vjeçari, me origjinë nga Kosova është arrestuar në Liesing të Vjenës pasi sulmoi me thikë ish të dashurën e tij. Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në…
38 vjeçari, me origjinë nga Kosova është arrestuar në Liesing të Vjenës pasi sulmoi me thikë ish të dashurën e tij.
Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:30 në Lising – Vjenë.
Një kosovar 39-vjeçar ka sulmuar me thikë ish-të dashurën e tij poashtu 39-vjeçare para adresës së shtëpisë së saj, të cilën e ka plagosur me disa të prera dhe plagë me thikë në pjesën e shpinës dhe shpatullave, njofton policia austriake, përcjell albinfo.at.
Pasi një dëshmitar thirri policinë, i dyshuari u përmbajt nga sulmet e mëtejshme dhe iku. Bazuar në përshkrimin e autorit dhe drejtimin e arratisjes, policia speciale e Vjenës, WEGA, kanë arritur brenda pak kohësh ta arrestojnë të dyshuarin. Thika e përgjakur ishte ende në vendin e krimit dhe u konfiskua. Pas arrestimit, i dyshuari ka refuzuar të dëshmojë. Zyra e Policisë Kriminale të Vjenës ka marrë përsipër hetimet për tentativë vrasje.
Gruaja 39-vjeçare ka marrë ndihmë mjekësore urgjente nga shërbimi profesional i shpëtimit të Vjenës dhe është dërguar në spital. Jeta e saj nuk është në rrezik.
Sipas mediave austriake, shkak për këtë konflikt mes këtij ish-çifti ishte për shkak se, mesa duket burri kosovar nuk mund të pajtohej me ndarjen nga ish e dashura e tij.





















