Connect with us

Lajme

Arrestohet gruaja që dyshohet se kreu vjedhje në shtëpinë e ministres Rozeta Hajdari

Publikuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçare si e dyshuar për vjedhje të rëndë. Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në…

Policia e Kosovës ka arrestuar një 33 vjeçare si e dyshuar për vjedhje të rëndë.

Gazeta Insajderi mëson se personi i arrestuar, dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë në shtëpinë e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari Rozeta Hajdari.

Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023.

Puna e hetuesve  policor,  është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën:

– N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës.

E dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK