Connect with us

Lajme

Arrestimi i Radoiçiq në Serbi, Berisha: Vuçiq u detyrua nga presioni i madh ndërkombëtar

Publikuar

më

Ndër të tjera, ai ka reaguar edhe për arrestimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës, më 24 shtator.

Berisha u shpreh se presioni i madh ndërkombëtar e detyroi presidentin serb Vuçiq të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ai theksoi se ky është një hap i madh, por theksoi se duhet të gjykohet në Kosovë, “aty ku ka kryer aktin terrorist”.

 “Presioni i madh ndërkombëtar ka detyruar Vuçiq të arrestojë terroristin që dërgoi në Banjskë. Ky arrestim është një hap, por duhet të gjykohet në Kosovë, aty ku ka kryer aktin terrorist”, tha Berisha.

NA NDIQ NË FACEBOOK