Shqipëri
Aksident me vdekje në Fier

Një aksident me pasojë vdekjen është raportuar në në aksin rrugor Plug-Saver. Sipas policisë së Fierit 28 vjeçarja duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, rreth 65 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtueses së automjetit i është bërë testi i alkoolit dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe identifikimin e 65-vjeçarit që humbi jetën.





















