Shqipëri
Adoleshenti në rrezik për jetën/ Korçë, 14-vjeçari u godit me sende të forta nga bashkëmoshatarët

Dy persona 17 dhe 15 vjeç janë vënë në pranga dhe një tjetër 16 vjeç është shpallur në kërkim, pasi të dielën goditën me sende të forta një 14-vjeçar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre shkopinj, dy prej druri dhe njëri metalik, të cilët dyshohet të jenë përdorur nga autorët e ngjarjes, gjatë konfliktit.
Ndërkaq, mësohet se 14-vjeçari ka dalë nga intubimi në Spitalin e Traumës dhe mbahet me maskë oksigjeni.
Policise i është konfirmuar nga spitali i Traumës se gjendja shëndetësore e 14-vjeçarit është e qëndrueshme./abcnews.al



















