OP / ED
Zekolli: Ziadini në prehër të Zeçeviqit dhe Grubit

Shkruan: Arsim Zekolli
Ne mendjen e BDI dhe Albanski Sojuz eshte ngujuar bindja se vrapi neper TV studio parandalon erozionin. E them erozionin, pasi qe nga vet goja e Aliut, Bujarit, Ziadinit detektohet paaftesia per te zgjeruar ndikimin.
Te ulesh para kamerave nenkupton te kesh porosi per shiquesin. Vet prezenca eshte ndoshta atraktive per bashke-partiaket dhe ndonje cauc tinejxhere ose plak shtepijake. Nese nuk ke porosi, eshte vetem sorrollatje nga inercioni qe rezulton ne shiqim nga inercioni. Rrjedhimisht, jan vetem liderat e BDI dhe Albanski Sojuz qe me fjalorin, grimasat dhe gjestikulacionet rrezatojne gjendjen e vet te inercionit te renies ne “ler”.
Pasoja tjeter e sorrolatjeve te tilla pa koncept dhe me shum frige eshte se te detyron te flasish shum dhe te hapish pika te dobeta. Nuk keni nevoje te shiqoni intervistat e Aliut dhe Zikit. Mjafton te lexoni shkoqitjet nga intervista per te kuptuar kontraditat e tyre, salto mortalet, zig-zaqet, driblinxhet me vet veten dhe pa prezence te kundershtarit.
Jo opinioni, por ralle kush ne BDI e din sot nese eshte takur Alia me Nikolen ose nuk eshte taku; nese jan parti qytetare ose Shqiptare; nese jan per BE ose kunder BE; nese peshtyjne ose vardisin Izetin; nese ka qen Artani apo ka qen Bujari ne Budapest. Ne politik nuk thuhet e verteta. Nga ana tjeter, eshte shkathesi qe genjeshtrat ti reduktosh ne minimum – aq sa qe mund ti mbajsh ne mend. E tani, kur lideri eshte nen ndikim sedativesh ndersa kelyqshat perreth menxi presin te ngordh dhe te ja marrin shtepijen, ec e mbaj mend gjitha genjeshtrat qe i ke than per keto 10 vjet.
Ndersa Ziki po vazhdon rrugetimin nga piestali i imazhit te Skenderbeut dhe po perfundon si zeri i Xhevat Limanit ne recitim Skenderbeu. Nga shinjelli Arber-Menduh nuk del dot njeri i sinqert, por Ziki po ja nxjerr fundin me tentativat e tija qe servilitetin ndaj Grubit dhe Zeqeviqit ta kamuflon me hiper-kombetarizem teatral dhe mungesen e kurrizit ta kamufon me vokal patetik. Shkurt, Ziki, je figurine, i dores se dyte, nje futboll ne mes te trekendeshit Zeqeviq-Grubi-Lloga. Dhe asgje nuk definon kete rreshqitje tende te mjere si akuzat per kidnapim te Kastriotit. Do duhet qe Ziki ti spjegon vetes, jo neve: po i pengon vota Kastriotit qe pamundesoj koalicionimin me VMRO, apo qe e detyroj ne koalicionim me LSDM? Pasi qe – keshtu apo ashtu – Kastrioti ishte dhe eshte ne opozite, ndersa ti ….? Ku je ti? Si definon ti veten? Vet thua “nuk jam ne qeveri” nderkohe qe je ne preher te Zeqeviq dhe Grubi?
Kuptoni si ta doni.
Nese nuk keni koncept politik, se paku mundoheni te beni nje koncept per paraqitje mediale.
Se u bonet horr.