Connect with us

Religjion

“Xhindet” janë realitet dhe ekzistojnë, ne nuk i shohim por ato po – Hoxha tregon se si të mbrohemi

Published

on

Mbrëmë në emisionin “Libero”, në ATV i ftuar ishte hoxhë Ekrem Avdiu i cili foli për atë që sa herë ne kemi probleme shëndetësore, jemi mes metodave tradicionale të shërimit dhe atyre moderne, me fjalë të tjera, kur kemi nevojë për ndihmë ne i drejtohemi ose mjekësisë popullore ose asaj shkencore.

Gjatë këtij emisioni, hoxhë Avdiu u pyet se a ekzistojnë xhindet dhe çka janë ata. I njëjti tha se xhindet ekzistojnë derisa tregoi se si mund të mbrohemi nga ta.

“Xhindet” janë realitet dhe ekzistojnë, ne nuk i shohim por ato po. Kështu thotë Kurani dhe nuk duhet të shndërrohet në frik sepse Kurani një gjë të tillë edhe e konfirmon, por gjithashtu e konfirmon se ata nuk kanë ndonjë dominim kush e di se çfarë dhe po aty thuhet se ka xhind të mirë dhe të këqij, por nuk duhet ta marrim atë si diçka që ka ndikim në çdo hap të jetës sonë, por ne duhet ta jetojmë jetën. Të mos bëjmë vepra të liga, të mos gjendemi në ambiente ku dominon e keqja, të mos konsumojmë substanca të dëmshme sepse mund të bëhemi subjekt i sulmit të xhindeve. Në këtë raste duhet lexuar rukje”, tha ai./atvlive.tv/

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

NA NDIQ NË FACEBOOK