Kosovë
Vritet një zyrtar i Policisë së Kosovës në veri

Një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Banjska të Leposaviqit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka njoftuar se polici i vrarë ishte pjesëtar i policisë kufitare, transmeton Telegrafi.
“Rreth orës 3 të mëngjesit sot, në fshatin Banjska të Leposaviqit, është sulmuar policia e Kosovës me ç’rast është vrarë një polic i Kosovës dhe një tjetër është plagosur. I vrari është polic i rendit me gradën rreshter, kurse i plagosuri është pjesëtar i policisë kufitare. Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, ka njoftuar ai.




















