Connect with us

Lajme

Vjen reagimi i presidentes pas shqetësimit të SHBA-së për shtimin e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën

Publikuar

Sot koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit…

Sot koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar menjëherë pas kësaj.

Osmani ka thënë se SHBA-ja gjithmonë qëndrojnë në krah të Kosovës dhe popullit të saj.

“|Unë e mirëpres deklaratën e qartë të administratës së Biden, duke thirrur veprimet tejet destabilizuese të Serbisë kundër Kosovë“, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka thënë se mirëpret thirrjen për përgjegjësi për ata që planifikuan dhe kryen sulmin kundër Policisë së Kosovës.

Ajo tutje shton se armët e fshehura në veri të Kosovës paraqesin rrezik të konsiderueshëm si për Policinë e Kosovës ashtu edhe për trupat e NATO-s në Kosovë.

Presidentja Osmani ka thënë se SHBA-ja është duke punuar me aleatët e NATO-s për të adresuar përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe për të minuar sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe se i ka bërë thirrje Serbisë që t’i tërheq trupat nga kufiri dhe të ulë tensione.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar që autorët e krimit të “mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.

Vuçiq, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK