Shqipëri
VIDEO/ Përfshihet nga flakët fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Fusha e grumbullimit të mbetjeve në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë mbërritur në vendngjarje.
Dyshimet paraprake janë për zjarrëvënie të qëllimshme.
Më herët ka nisur një hetim nga ana e prokurorisë lidhur me djegien e mbeturinave, por nuk ka pasur asnjë të ndaluar apo arrestuar./abcnews.al



















