Lajme
Vetura godet për vdekje dy këmbësorë në Ozdrim të Pejës

Dy këmbësorë kanë vdekur dhe një është në gjendje të rëndë pasi janë goditu nga një veturë në fshatin Ozdrim të Pejës.
Personi i cili ka marrë lëndime trupore është në gjendje kritike dhe po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.
Ai tha se i dyshuari është duke u intervistuar nga policia.
“Ne vendin e ngjarjes janë njësitë policore bashke me prokurorin e shtetit duke ndërmarr veprimet hetimore. Personi i dyshuar është ne stacion policor duke u intervistuar“, ka thënë Nikqi.
Ndërkaq, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:30.
“Sonte rreth orës 21:30 policia është informuar për një aksident në fshatin Ozdrim të Pejës. Në këtë aksident ka qenë e involvuar një veturë dhe tre këmbësorë, ku si pasojë e këtij aksidenti dy nga këmbësorët kanë vdekur, vdekjen e së cilëve e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe këmbësori i tretë është dërguar në spitalin e Pejës”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.






















