Shqipëri
“Udhëheqja e Kosovës ka kusuret e veta, por ..”, Rama: Zija e Serbisë karshillëk ilegal. Rajoni pret që BE të dënojë vrasjen e policit

Rama: Udhëheqja e Kosovës mund të ketë të gjitha kusuret e veta në procesin e dialogut, për të cilat qëndrimi ynë ka qenë i njëjtë me BE dhe SHBA dhe nuk ndryshon as sot, po asnjë nga ato kusure nuk e relativizon dot peshën e zhvillimeve të rënda. Që nuk krahason me asgjë të keqen të ndodhur mes Kosovës e Serbisë që nga 1999
Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, është gjaku i një efektivi të policisë së shtetit të Kosovës, që nuk vrau veten se pa disa civilë serbë me cifte, por u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, për të cilët Beogradi shpalli tre ditë zie. Ky është një karshillëk sa illegal nga ana e grupit kriminal, aq edhe institucional nga ana e shtetit serb që kërkon dënim me zë të lartë dhe gjuhë të qartë. Nuk ka nevojë për hetim. Republika e Kosovës meriton të dëgjojë BE, jo për të shtatat e as të 40 e vdekjes, po sepse këtë e meriton dhe e pret ta dëgjojë i gjithë ky rajon që boll ka vuajtuar nga degradimet e hajvanllëkut politik në konfliktet vrastare etinike që kjo histori na ka mësuar se mund të përshkallëzohen në përplasje të armatosur etnike. E kam paraljamëruar prej kohësh, mundësinë e shtjellimit të këtij skenari tragjik e fatkeq, jo se jam më i mencur se të tjerët, as se kam dhunti të lexoj të ardhmen, po thjesht se nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë Botës, dhe aq I mbyllur brenda qerthullit të së shkuarës, sac janë udhëheqësit e sotëm të Kosovës apo Serbisë.
Ndërkohë që të tjeët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë, me thonjtë e krizave në veriun e Kosovës, thjesht i neveris. Të jeni të gjithë bindur që asgjë nga këto dhe askush nga këta as nuk ma ndryshojnë vizionin as nuk ma lëkundin bindjen dhe as më lëvizin nga pozicioni në istikamin e paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe shpëtimit nga e shkuara që e persekuton këtë rajon prej shekujsh. Mund të vazhdojnë sa të duan, sepse detyra ime është të bëj cmos për paqen dhe bashkëpunimin në rajon dhe njohjen e Kosovës si fryt i paqes.




















