Connect with us

Shqipëri

U bllokuan në kanionin e Langaricës, shpëtohen 7 turistë të huaj, në kërkim tre të tjerë

Published

on

Shtatë nga turistët e bllokuar mesditën e kësaj të hëne në kanionin e Langaricës në Përmet janë shpëtuar nga forcat e policisë.

Ndërkaq mësohet se përpos 7 të shpëtuarve vijojnë për tre turistë të tjerë që dyshohet se vijojnë të jenë të bllokuar nga uji dhe reshjet.

Emergjencat civili theksojnë se informacionin se tre të tjerë vijojnë të jenë të izoluar është marrë nga turistët e shpëtuar tashmë.

Ndërkohë kujtojmë se bllokimi i tyre ka ardhur si shkak I reshjeve të dendura të shiut dhe i daljes nga shtrati i lumit./abcnews.al